Mekanik, montues, riparues të makinave bujqësore dhe industriale
Mekaniku, montuesi, riparuesi i makinave bujqësore dhe industriale përshtat, instalon, bën testime apo diagnostikime për defektet, kryen shërbime, si dhe riparon dhe zëvendëson pjesët e dëmtuara të motorëve dhe pajisjeve mekanike të makinerive bujqësore, industriale dhe anijeve, me përjashtim të mjeteve motorike, avionëve dhe motorëve elektrikë. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, riparimeve apo shitjeve të makinave bujqësore dhe industriale.
Niveli i aftesise: Semi-kualifikuarKontrolluesin e Pagës
- Montues turbinash
- Instalues i makinerive bujqësore
- Mekanik i makinerive bujqësore
- Mekanik i makinerive të ndërtimit
- Mekanik motori ose nafte (jo në automjetet me motor)
- Instalues - ngritës i makinerive industriale
- Mekanik i makinerive industriale
- Montues i makinerive të punës më metale
- Mekanik i makinerive për minierat
- Montues i makinerive të zyrës
- Punonjës lubrifikimi, grasatimi
- Mekanik mirëmbajtjeje i fabrikave
- Mekanik i shtypshkronjave
- Mekanik anijeje
- Mekanik i makinerive të tekstileve
- Instalues i makinerive për gjënë e gjallë
- Mekanik për makineritë e gjësë së gjallë
- Instalues makinerie në industrinë e letrës
- Mekanik mirëmbajtës në tren i shërbimit hekurudhor
- Mekanik mirëmbajtjeje për tramvaj, metro
- Instalues ose teknik shërbimi i rripave të transportit
Detyrat
- Parapërgatitin vendin e punës, bazën materiale dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshmet
- Komunikojnë me klientin për problemet e hasura gjatë punës së makinave bujqësore, industriale apo anijeve
- Diagnostikojnë sistemet e ndryshme të makinave bujqësore, industriale apo anijeve për zbulimin e defekteve të mundshme
- Kryejnë kontrolle me aparatura përkatëse për të gjetur defekte të ndryshme, sipas rastit
- Bëjnë preventivin e materialeve dhe të punës së duhur për riparimin e defekteve të zbuluara
- Bëjnë çmontimin e pjesëve të dëmtuara të makinave bujqësore, industriale apo anijeve
- Kryejnë riparime të pjesëve të dëmtuara të makinave bujqësore, industriale apo anijeve